Policia e Durrësit bën me dije se është gjetur shtetasi Defrim Tara, 34 vjeç, i sëmurë me probleme mendore, i cili u denoncua si i humbur nga xhaxhai i tij që me datë 31 maj. 

Policia bën me dije se ky shtetas është gjetur në afërsi të fshatit Mafsheq, Krujë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe u dorëzua familjarëve.

 Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon median dhe qytetarët për bashkëpunimin.