Një 51-vjeçar i ka dhënë fund jetës, ndërsa është gjetur i varur pranë banesës së tij në Korçë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht.

Viktima eshte gjetur pa shenja dhune, nderkohë që motivet mbeten ende te paqarta.

Familjaret e viktimës nuk kanë nxjerrë asnjë pretendim në lidhje me ngjarjen.