Një 45-vjeçar në Mirditë ka rënë në prangat e policisë pasi ka goditur një efektiv për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur pasi patrulla e policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin që ai kishte ndalur në rrugë dhe po pengonte qarkullimin e mjeteve të tjera.

NJOFTIMI I POLICISË

Goditi punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë.

Arrestimi i tij u bë pasi në Rreshen, pasi patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera, 45-vjeçari e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.