I kërkuan favore seksuale në këmbim të mjetit, ndalohen 2 punonjës të Policisë

04/07/2020 - 14:17

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA-së, Tiranë finalizuan pas disa muajsh hetime me metoda speciale, operacionin për ndalimin e 2 punonjësve të policisë në strukturën e Komisariatit të Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

Sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të Prokurorit të SPAK, në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojne funksione publike” dhe “Shpërdorim i detyrës, kryer në bashkëpunim”, për punonjësit e Policisë:

H.Z., me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë;

L.D., me detyrë Shef Seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative.

Nga hetimet e deritanishme është e provuar dhe dokumentuar procedurialisht se dy punonjësit, gjatë ushtrimit të detyrës në këmbim të dorëzimit të automjetit në pronësi të një shtetaseje të sekuestruar në cilësinë e provës materiale për një ngjarje të ndodhur në shtator 2019, i kanë kërkuar përfitime të jashtëligjshme në formë rryshfeti dhe favore seksuale.

Ndër të tjera janë siguruar prova se me veprimet dhe mosveprimet me dashje, në një periudhe kohore relativisht të gjatë, kanë zvarritur procedurat ligjore të dorëzimit të automjetit me qëllim përfitimin e favoreve të mësipërme, duke konsumuar elementë të shpërdorimit të detyrës dhe të korrupsionit pasiv. Hetimet vijojnë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi është kapur duke transportuar 34 shtetas sirianë, për të kaluar ku

Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i autorit të masakrës së Lushnjes, Orgest Bilbili.

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Mësohet se viktima ishte roje në një pallat në ndërtim.

Një i ri nga Tirana ka përfunduar në pranga pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia e Vlorës ka ndaluar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim dy ditë më parë pasi kanosi dy zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Bregdeti

Autoritetet policore italiane kanë arrestuar një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia që prej vitit 2003.

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Ishte dënuar për vjedhje dhe gjykata i kishte dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por adoleshenti nga Durrësi, nuk ka hequr dorë nga

Aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Manzë, ku ka ndërruar jetë një 58-vjeçare që po kalonte rrugën në këmb