I kërkuar për krim të organizuar e drogë, kapet 56-vjeçari, arrestohet dhe i biri

06/12/2019 - 10:30

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Rrjeta” duke arrestuar një 56-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës si dhe djalin e tij pasi është kapur me armë zjarri.

Operacioni është zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Interpol Tirana.

Nga informacionet e marra në rrugë operative policia ka bërë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar A.I., 56 vjeç, banues në Fier.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dërguar urdhër-arrestin për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm’.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në ambientet e një lokali në Fier, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i djalit të tij shtetasi A. I., 33 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli personal i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të 33-vjeçarit A. I., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vladimir Gjuta është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për dhunë dhe plagosjen e kushëririt të tij.  Ky i fundit me shenja të dukshme ng

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme, pasi u janë gjetur kartëmonedha të falsifikuara.

Tre të rinj raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit.

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar në Sarandë, të cilit frocat blu i kanë gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit "

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit. 

Policia Metropolitane në Londër njofton së një 22 vjeçar suedez është ndaluar si i dyshuar për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqi

Policia italiane ka arrestuar autorin e akisdentit që i shkaktoi vdekjen shqiptarit Franko Gjinaj.

 Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 60- vjeçarin me iniciale V.N., i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kryer edhe marrëdhënie

Një zënkë në një familje shqiptare në Lenzburg mbrëmjen e të hënës ka alarmuar policinë, ndërkohë që burri 38-vjeçar është hedhur nga bal

Një 29-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës, pasi ka xhiruar gomat e makinës së tij në rrugën “Llazi Miho”, pranë komisariatit nr.6