I marrin makinën italianit me mashtrim, i dënuari për vrasje kapet me TT pa leje (VIDEO)

24/06/2019 - 11:28

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri pa leje dhe me makinë të vjedhur, produkt i mashtrimit të një shtetasi italian.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas italian, se nëpërmjet mashtrimit shtetasi E. P., i kishte marrë automjetin “Alfa Romeo” dhe nuk ia kishte kthyer më, organizuan punën për gjetjen e automjetit.

Si rezultat i punës dhe informacioneve të grumbulluara, në rrugën “Bilal Golemi” shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin, ku dhe kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë bllokimin.

Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por nuk ka mundur dot dhe menjëherë ka hedhur nga automjeti një armë zjarri Pistoletë “TT”.

Policia ka bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të shtetasit Endrit Sina, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vrasje” mbetur në tentativë.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” e shtetasit E. P., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për të njënjtën vepër penale, pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin italian duke i marrë makinën dhe ja ka shitur shtetasit Endrit Sina.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit së bashku me një karikator me fishekë si dhe automjeti në pronësi të shtetasit italian. Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka shkuar në 7 numri i të arrestuarve për atentatin e ndodhur më 10 maj 2019 në zonën Lungomares, në Vlorë ndaj Inez Hajrullës.

Policia e Beratit ka arrestuar tre punonjës të IKMT-së për shpërdorim detyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është kërcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka n

I druheshin të iknin të dy nga kjo jetë dhe të linin pas familjet e tyre që jetojnë mes kushteve të vështira në fshatin Livoç i Epërm në

Një person ka mbetur i vrarë në Tepelenë, ndërsa është plagosur vëllai i tij, si pasojë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati.

Mbrëmjen e sotme policia e Elbasanit ka arrestuar një biznesmen. Ai është Agron Xibraku, i akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Një 39-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive.

Policia evidenton një rast abuzimi nga një fondacion me qendër në Tiranë, ku punonjës të këtij fondacioni në qytetin e Fierit, krahas ndi