Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e një 47-vjeçari, që akuzohet se ka kryer një vjedhje me forcë.

Më datë 22.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.M vjeç 47, banues në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në një market në lagjen nr. 5, ku 47-vjeçari i ka marrë me forcë një shumë lekësh, shtetases L.P., 51 vjeçe, banuese në Durrës.