Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një i moshuar i moshës 70-vjeçare është gjetur i pajetë në shkallët e pallatit, ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në një pallat pranë rrugës “Shefqet Kulla”. I vdekuri është shtetasi me inicialet Th.Gj, 70 vjeçar.

Policia njofton se gjatë këqyrjes së trupit të pa jetë nga ekspertët nuk është vënë re asnjë shenjë dhune por vetëm një plagë në kokë.

Sipas hetimeve të deritanishme kemi të bëjmë me një rast të vdekjes aksidentale, pasi dyshohet se i moshuari është rrëzuar nga shkallët dhe ka përplasur kokën.

 Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.