Një shtetas kosovar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Velipojë. Kosovari është identifikuar si Agush Kastrati, banues në Pejë.

Dyshohet se 86-vjeçari ka pësuar atak kardiak në det, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. I moshuari kishte ardhur në Velipojë për të kaluar pushimet verore.