Një i moshuar nga Shijaku ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije se shtetasi M.D., 82-vjeç, ditën e djeshme është rrëzuar në shkallët e banesës së tij në lagjen “Popullore”.

Mësohet se 82-vjeçari është dërguar në spital ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.