Një i moshuar 83 vjeç është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në lagjen nr.12 në Durrës.

Nga hetimet paraprake të policisë, ka rezultuar se burri në moshë të thyer H.Ç. nuk ka pasur shenja dhune në trup.

Ekspertiza mjeko-ligjore arriti në përfundimin se vdekja e të moshuarit ka ardhur për shkaqe natyrale.

Gjithsesi, policia e Durrësit ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë materialet lidhur me këtë çështje.