Një person është arratisur nga ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë pasditen e kësaj të premte.

Ai nuk arriti të shkonte shumë larg pasi u ndalua nga efektivët e policisë në rrugën “Myslym Shyri”.

I riu ishte thirrur në polici pas denoncimit të të atit i cili pretendonte se e dhunonte.