Sot është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për dy të dyshuarit për vrasjen e 23-vjeçarit, Florian Selimi.

Mësohet që dy të rinjtë nuk i kanë pranuar akuzat. Të rinjtë K. M. 20 vjeç dhe S. S. 26 vjeç, të dyshuarit kryesorë të vrasjes që tronditi Fierin mesnatën e së dielës, kanë hyrë sot në Gjykatën e Fierit rreth orës 11.30 nën masa të forta sigurie.

Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë kjo e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00, të së dielës që lamë pas në fshatin Hamil, konkretisht në vendin e quajtur “kthesa e Hamilit”.