Gjashtë dyqane, të ndodhura në zonën historike të Vlorës, janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Mësohet se një i ri ka marrë disa bidona me benzinë dhe ka spërkatur dyqanet. Më pas ai i ka ndezur dhe i ka lënë të digjen. Flakët janë përhapur edhe në një kabinë elektrike. 

Ndërkohë, mësohet se i riu është shoqëruar për në komisariatin e Vlorës për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen dhe për motivet që e shtynë ta bënte këtë gjë. 

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët. Fatmirësisht ngjarja është mbyllur vetëm me dëme materiale dhe jo në njerëz.