Pasditen e sotme në Kavajë, ndërroi jetë 29-vjeçari Marjus Ismaili, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu nga Xhevdet Lecini, 60 vjeç gjatë një konflikti të çastit. 

Por 29-vjeçari nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. 7 vite më parë, më 30 korrik të 2012  Ismaili është arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni që u zhvillua mes Tiranës dhe Kavajës.

Mes 11 të arrestuarve nga policia për vepra të ndryshme penale ka qënë edhe Marjus Ismaili, asokohe 22 vjeç. Ismaili bashkë me Retalio Cullhajn u arrestuan pasi akuzoheshin për “tentativë vrasje” dhe vjedhje.