Një 27-vjeçar ka përfunduar në arrest pasi është kapur me kokainë në automjetin e tij.

Në lagjen ''10 Korriku'' Vlorë në banesë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Pavli Lulaj, 27 vjeç, lindur në fshatin Gjormë dhe banues në Vlorë.

Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit ''Kokainë''

• 1 (një) autoveturë e markës ''Fiat Punto'' ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ

• 1 (një) aparat celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', neni 283/2 i Kodit Penal.