Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, pas një njoftimi të marrë për një konflikt në familje kanë reaguar menjëherë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar shtetasit Valmir Preka, 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Shtetasi i lartpërmendur, në grindje e sipër me të vëllain shtetasin M.P, 18 vjeç, e ka plagosur këtë të fundit me thikë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës “thikë”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.