Pa leje drejtimi po drejtonte një automjet tip “Porsche” në mes të Durrësit, por në një moment pakujdesie ka aksidentuar një këmbësor, fatmirësisht jo rëndë.

Policia rrugore e Durrësit ka vënë në pranga në lagjen nr.3 28-vjeçarin M.M. nga Lushnja, ndërsa ka arrestuar edhe një 28-vjeçar nga Shijaku, që qarkullonte me mjetin e tij, por pa patentë.

Njoftimi i policisë:

  1. Më datë 18.09.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi M.M. 28 vjeç, banues në Lushnje, pasi në lagjen Nr. 3, Durrës duke drejtuar automjetin tip 'Porshe', pa leje drejtimi ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.K., 76 vjeç, banues në Durrës, ku pas mjekimit të marrë në spital, është larguar në banesë. Neni 290 dhe 291 i Kodit Penal.
  2. Më datë 19.09.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi I.S., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi në fshatin Ardhisht është kapur duke drejtuar automjetin tip 'Opel' pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.