Një aksident me një person të plagosur ka ndodhur pak më parë në qytetin e Durrësit.

Mësohet se në orën 11:30 në "Rrugën e Re" në lagjen nr.4, 22-vjeçari R.D., duke drejtuar​ mjetin tip "Benz",​  ka aksidentuar shtetasin P.I., 61 vjeç banues në Kavajë.

Burimet zyrtare bëjnmë me dije se i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjeksore ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë​ 21.10.2019, në orën 11:30, në​ lagjen Nr. 4,​ "Rruga e Re",​ ​shtetasi R. D., 22 vjeç, duke drejtuar​ mjetin tip "Benz",​  ka aksidentuar shtetasin P.I., 61 vjeç , banues në Kavajë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Në vëndngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin  shkakut të  aksidentit.