Nëna e studentes greke, e cila u sulmua me thikë në mes të rrugës në Torino, nga 27-vjeçari shqiptar Jetmir Kurtsmajlaj, ka rrëfyer detaje nga gjendja shëndetësore e vajzës së saj.

Ajo ka treguar se 21-vjeçarja ishte ndarë me shqiptarin, por ky i fundit nuk e pranonte këtë vendim, prandaj dhe e ka qëlluar me thikë.

Nëna e të resë, e cila është në gjendje të rëndë, tregon detaje të rënda nga momenti i plagosjes. Ajo thotë se 27-vjeçari e goditi 5 herë në gjoks, por objektiv kishte zemrën.

“Ajo ka marrë pesë thika në gjoks, qafë dhe bark me një thikë kuzhine. Vajza ime e vogël jeton falë një mrekullie. Falë Zotit ajo është mirë tani, ajo i shpëtoi rrezikut sepse organet e saj jetike nuk janë dëmtuar. Ai u përpoq ta godiste në zemër dhe e shtyu fëmijën tim me gjithë forcën që i kishte mbetur në atë moment”.