Më shumë se 100 kg kokainë e pastër u sekuestrua nga policia në Ankona, duke çuar në pranga një 34 vjeçar shqiptar me iniciale E.B. pa leje qëndrimi në shtetin fqinj.

Shqiptari ishte vënë prej kohësh në objektivin e policisë për shitjen e lëndëve narkotike.

Nëse do të shitej në tregun me pakicë, pas procesit të prerjes, lënda narkotike do të bëhej më shumë se 1 kg, çka shqiptari do të mund të përfitonte 100 mijë euro. Kokaina ishte e destinuar t'u shitej klientëve "elitarë" të qytetit.

Ai u bllokua në rrugë, teksa udhëtonte në bordin e një makine tip "Peugeot". Gjatë një kontrolli paraprak në makinë, atij ju gjetën 36 doza kokainë në pjesën e pultit të mjetit.

Më pas, policia kreu një kontroll në shtëpinë e tij dhe kërkimet më të thelluara, kanë bërë të mundur gjetjen e dy pllakave të mëdha kokainë në gjendje të pastër.