I riu shqiptar ndihet keq në klasë, humb jetën në moshën 19-vjeçare

20/02/2020 - 21:14

Një 19-vjeçar shqiptar, Osvaldo Kenka ka ndërruar jetë, teksa ndodhej në klasë pasi ndjeu një shtrëngim në kokë, qafë dhe në gjoks.

I riu, rezident prej vitesh në Makari, Itali, i njohur ndryshe si Aldo ndiqte studimet në Institutin e Hoteleve në Erice. Pikërisht në momentin kur ndodhej në shkollë, atë e kapën krizat dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Në fillim gjendja e tij shëndetësore nuk dukej shumë e rëndë, por i riu humbi jetën ndërsa po u nënshtrohej analizave, raportojnë mediet lokale

Ndërkohë, e tensionuar ka qenë situata në spital mes prindërve të të riut dhe mjekëve. Për normalizimin e saj është kërkuar ndërhyrja e policisë. 

Në afërsi të morgut të spitalit janë mbledhur shokët dhe shoqet e klasës së 19-vjeçarit, së bashku me mësuesit, të gjithë të tronditur nga vdekja e parakohshme. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas në Durrës për "Plagosje të rëndë me dashje" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orë 07:15 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë Kufitare në Morinë, parandaluan dhe goditën një rast të tentativës për t

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Prato të Italisë.

Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin Rrogozhinë -Peqin mesditën e të dielës.

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë tre persona duke vjedhur peshk.

Policia e Shtetit ka organizuar një tjetër operacion kundër emigracionit të paligjshëm në qarkun e Korçës, ku janë vënë në pranga 3 perso

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri dje në mbrëmje në aksin Burrel-Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:05.

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.