Një shqiptar është gjetur i vdekur sot në qelinë e burgut të Korydallosit. Paraprakisht dyshohet se vdekja e 33-vjeçarit erdhi nga droga.

Megjithatë, do të jetë ekspertiza mjeko – ligjore e cila do të zbulojë shkaqet e sakta të vdekjes së të burgosurit. Autoritet greke vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Shqiptari 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është i treti që ka humbur jetën në një qeli të veçantë të burgut gjatë ditëve të fundit në shtetin grek.