Një e mitur 4-vjeçare u tentua që të rrëmbehej mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës. Gjithçka u parandalua nga një i ri, i identifikuar si Xhoniel Qelemeni, i cili tregoi për mediet edhe si kishte ndodhur ngjarja.
Fillimisht ai u shpreh se kishte menduar që autori ishte i afërm i familjes, por pasi kishte pyetur të ëmën, kishte filluar që ta ndiqte me vrap deri sa e kishte kapur.
“Ishte nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, i vajti të rrëmbente çupën. I thirrëm ne dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap. Nuk e njihja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, e ndoqa me vrap. Më ndihmuan edhe shokët, e kapëm. Në ato momente ka ndaluar policia, rastisi. Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Unë e pyeta njëherë para dhe pastaj e ndoqëm. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu.
Ngjarja ka ndodhur mbëmjen e djeshme, ku 18-vjeçari ka shkuar në lagjen nr.17 të qytetit dhe ka marrë me forcë të miturën nga duart e nënës, por fatmirësisht është kapur në kohë dhe është arrestuar nga Policia.