Policia e Durrësit ka sekuestruar rreth 2 milion euro pasuri të dyshuara të fituara nga aktivitet kriminal.

Sipas njoftimit të policisë janë sekuestruar,  25 000 m2 tokë arë, 10 100 m2 pemëtore, 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2 si dhe 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2, në pronësi të 46-vjeçarit T.S, banues në Durrës.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë goditur një rast të pastrimit  të produkteve të veprës penale.

Mbi bazën e  referimit të bërë nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës është ekzekutuar vendimi penal i Gjykatës duke sekuestruar pasuritë e shtetasit T.S., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë me 12 vite burg për veprën penale "Trafikimi i  lëndëve narkotike".

Janë sekuestruar:

• 25 000 m2 tokë arë;

• 10 100 m2 pemëtore;

• 9 njësi tregtare, ambiente të përshtatura për biznese me sipërfaqe totale 580 m2;

• 22 apartamente me sipërfaqe totale 1780 m2.

Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, kryer nga shtetasi T.S.. Në total ato llogariten rreth 2 milion euro.