Policia e Durrësit njofton se një personi nëFushë-Krujë i kanë djegur makinën dhe i kanë hedhur granatë në oborrin e shtëpisë.

Më datë11.01.2018, rreth orës 23:45, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë-Krujë është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht. Ndërsa në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Antieksploziv.

Grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.