Një shqiptar është arrestuar në një hotel në Bango, të Italisë, tashmë pritet t’i nënshtrohet ekstradimit. Mediat fqinjë shkruajnë se shqiptari 38-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur është dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, për vjedhje.

Shqiptari, natën e kaluar, u identifikua nga policia në një dhomë hoteli në Bagno dhe u shoqërua me komisariat për kontrollet e nevojshme. Pas shoqërimit, ai u identifikua dhe u zbulua se ai ishte kërkuar ndërkombëtar.

Më pas shqiptari u dërgua në burgun e Reggio Emilias në pritje të procedurave të ekstradimit.