Një 31-vjeçar është gjetur i pajetë nga Policia në afërsi të Liqenit të Thatë mbrëmjen e sotme.
Sipas njoftimit të policisë, në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.