Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Një 26- vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë për veprën penale "Përndjekje".

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u kap dhe ndalua shtetasi A.M, 26 vjeç, banues në Burrel.

"Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policië Mat, për veprën penale të "Përndjekjes", si dhe në ngarkim të tij,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg", për këtë vepër penale", njofton polica.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.