Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e fundit në Vaun e Dejës. F.L, 62 vjeç, në tentativë për të ndezur bombolën e gazit, nga pakujdesia i ka shpërthyer mjeti ndezës.

Për pasojë ka pësuar djegie serioze në trup dhe po dërgohet me urgjencë në Tiranë.

Njoftimi i policisë së Vau i Dejës / Informacion paraprak

Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës  nga pakujdesia ka marrê zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.