Shpërthimi i një bombole gazi të një automjeti, ka plagosur një shqiptar në Itali. Incidenti ndodhi në vendin e tij të punës në Ancona. 27-vjeçari pësoi djegie të shkallës së parë në fytyrë dhe djegie të shkallës së dytë në krah.

Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por mediat italiane raportojnë se ai nuk është në rrezik për jetën. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe karabinierët.

Bombola shpërtheu për shkak të një shkëndije, sipas hetimeve paraprake. Megjithatë pritet ekspertiza e plotë për të saktësuar shkaqet e plota. 27-vjeçari shqiptar ishte duke punuar për montimin e bombolës kur ndodhi incidenti. Emri i tij nuk është bërë me dije nga mediat italiane.