Vladimir Gjuta është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për dhunë dhe plagosjen e kushëririt të tij.  Ky i fundit me shenja të dukshme nga dhuna, pasi i janë thyer dhëmbët dhe një sy e ka të dëmtuar, ka paditur Gjutën në Polici.

Ngjarja është regjistruar ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, tek shtëpia e kushëririt të Vladimir Gjutës.

Gjuta i arrestuar disa herë dhe akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e të atit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka rënë sërish në prangat e policisë së Tiranës.

Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish ministrit Tahiri. Ndërsa në 2016, u ndalua pasi rrahu babain.