Punonjësi i bashkisë, i cili u konfliktua me një banore të Mirditës që po protestonte ndaj ndërtimit të heceve, do të procedohet në gjendje të lirë.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, ku në prani të kryetarit të Bashkisë, Ndrec Dedaj, një nga punonjësit e tij i theu telefonin një banori që të mos e lejojë të filmojë, gjë që ka sjellë irritim të palëve dhe përplasje fizike.

Banorët e Kurbneshit të njësisë administrative Selitë, pak ditë më parë protestuan kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin Uraka, si e vetmja pasuri që i ka mbetur zonës së Kurbneshit.