I vë flakën banesës, 46-vjeçari shpëtohet nga policia

20/08/2019 - 08:38

Një 46-vjeçar është shpëtuar nga policia, i cili në gjendje të rënduar psikologjike është mbyllur brenda në banesë duke i vënë zjarrin kësaj të fundit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës rreth orës 22:00 në fshatin Viskokë.

Informacion paraprak

Ditën e hënë rreth orës 22:00, në fshatin Visokë, shtetasi A.C, 46 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike i ka vënë zjarrin banesës dhe është mbyllur brënda në banesë.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerjen nga banesa të shtetasit A.C dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr i madh ka shpërthyer rreth orës 15:00 pranë Qytet Studentit në kryeqytet.

Është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë Arbër Çekaj, personi i dyshuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në portin e Dur

Një shtetas turk i kërkuar nga Zvicra për vrasje është arrestuar në aeroportin e Rinasit.  

Një 47-vjeçar nga Durrësi dhe një 28-vjeçar nga Shijaku janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi akuzohen për veprën penale "Dhunë në

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur te Krimet e Rënda, ku pritet të njihet me vendimin final të gjykatës.

Një 16-vjeçar me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një makinë.

Në përpjekje për të ndaluar dy të rinj, efektivët e Policisë Rrugore i tërhoqën varësen njërit prej tyre, duke ia këputur.

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme, në lagjen ‘5 Maji’, në Elbasan.