Një person i ka vënë zjarrin derës së jashtme të Bashkisë së Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ndërsa për shuarjen e flakëve është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është identifikuar Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd, i cili është arrestuar nga policia. 

Nuk dihen ende motivet që shtynë 45-vjeçarin drejt këtij akti, ndërsa policia vijon hetimet.

Njoftimi i policisë:

Librazhd 

I vë zjarrin derës së Bashkisë Librazhd, Policia në kohë rekord identifikon dhe arreston autorin e dyshuar të zjarrvënies. Gjatë orëve të natës, është tentuar të digjet dera e jashtme e Bashkisë Librazhd, nga një person i pa indetifikuar.

Menjëherë Zjarrfikesja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Si pasojë e flakëve është djegur, pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd. 

Falë punës të mirëorganizuar dhe hetime të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, në kohë rekord është bërë e mundur indentifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.