Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit.

Ngjarja është regjistruar te rruga paralel me portin.

“DurrësLajm” mëson se bëhet fjalë për një mjet tip “BMW X5”, i cili është djegur plotësisht.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Nga të dhënat e para dyshohet se kemi të bëjmë me djegie të qëllimshme.

Ende nuk është identifikuar pronësia e automjetit të shkrumbuar.