Dy persona me banim në Durrës kanë rënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi akuzohen për vjedhje.

Një ditë më parë, të arrestuarit i kanë vjedhur çantën me sende të ndryshme një turisti gjerman.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit G.Th., 42 vjeç dhe E.F., të dy me banim në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme në lagjen nr.2 Sarandë në rrugë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një çantë me sende të ndryshme në pronësi të shtetasit Q.I., banues në Gjermani.