Një 14-vjeçar dhe një 17-vjeçar kanë përfunduar në prangat e policisë pasi i kanë marrë me forcë një shtetasi gjerman 50 euro.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia identifikon dhe arreston në kohë reale autorët e vjedhjes së parave të një shtetasi të huaj.

Policia e Vlorës pas marrjes së njoftimit nga një shtetas gjerman se dy adoleshent në "Plazhin e Vjetër" i kanë vjedhur me forcë 50 euro, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kohë reale i shtetasve I. T., 14 vjeç dhe D. M., 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim", pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin i kanë marrë me forcë eurot shtetasit nga Gjermania.