Do të dalë sot para gjykatës autori i masakrës së 10 gushtit në fshatin Resulaj të Vlorës. Ridvan Zykaj Mbi 24-vjeçarin rëndon akuza ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë

Aktualisht 24 vjeçari Ridvan Zykaj mbahet në ambientet e Drejtorisë së  Policisë së Vlorës dhe nesër pritet të dalë para gjykatës së këtij  qyteti.

Telefoni i autorit të masakrës në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës është sekuestuar nga grupi hetimor si provë materiale. Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori pasi kreu masakrën ka filmuar viktimat dhe masakrën që kishte kryer me telefonin e tij.