Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë në kodrat e Xhyherinës. Viktima Arjan Berberi, banues në Vlorë, ishte larguar nga shtëpia e tij në lagjen “Pavaresia” pasditen e 4 shkurtit dhe që nga ajo ditë nuk ishte parë më.

Pas zhdukjes se tij, policia ka njoftuar pasditen e sotme se një bari i zonës ka njoftuar policinë për një person të varur në degën e një ulliri. Pas verifikimit nga familjaret rezultoi se ai ishte shtetasi Arjan Berberi i zhdukur prej 4 ditësh.

Sipas policisë, 55-vjeçari dyshohet të jetë vetëvarur në kushte depresioni. Ai vuante nga çrregullime mendore pas divorcit dhe kthimit nga Italia që në vitin 2001.