Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë mbrëmë në Bruksel. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Ardit Spahiu nga Elbasani.

Spahiu u vra me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend.

Viktima, 38-vjeçar, ka qenë më i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt.

Dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Deri më tani nuk dihet ende pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.