Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 13 në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një 81-vjeçare e cila vuante nga skleroza, ishte larguar nga shtëpia dhe më pas u gjet e mbytur.

Së fundmi, familjarët e kanë identifikuar të moshuarën dhe kanë pohuar se trupi i pajetë i përket shtetases me inicialet H.T.

Raportohet se familjarët fillimisht janë njoftuar përmes mediave për lajmin në fjalë, pas njoftimit të dhënë nga Policia.