Është identifikuar viktima e shkëmbimit të zjarrit me policinë në Fier, pas tentativës së grabitjes në banesën e familjes Muça.

Shtetasi Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Katund i Ri, Elbasan, është grabitësi i cili një natë më parë mbeti i vrarë në përplasjen me armë zjarri me policinë.

Ndërsa grabitësi i dytë që mbeti i plagosur është shtetasi Arben Muçaj, 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit ndërsa dy autorët e tjerë mundën të largohen nga vendngjarja.