Policia e Durrësit ka identifikuar viktimën e radhës që humbi jetën sot në plazhin e Durrësit.

Sipas informacioneve policore, ai është shtetasi G.H., rreth 75 vjeç, banues në Tiranë.

Ai është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, dyshohet arrest kardiak.

Ngjarja u shënua në lagjen nr.13 rreth orës 09:30, pranë Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

3 viktima në 24 orë

Ky është viktima e tretë që humb jetën gjatë 24 orëve të fundit, dhe i dyti rast që regjistrohet në Durrës.

Në herët gjatë ditës së diel, humbi jetën një 31-vjeçar nga Skrapari në plazhin e Currilave. Trupi i Doland Mollës u gjet mëngjesin e sotëm nga policia.

Gjithashtu, një 19-vjeçar nga Kruja ka humbur në plazhin e Shëngjinit të dielën. Dyshohet se ai është mbytur në plazhin e Ranës së Hedhun, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.