Zbulohet identiteti i shqiptarit që u gjet i vdekur të dielën në burgun famëkeq të Koridhalosit, në Athinë.

Ai është 33-vjeçari Bandiol Tusha, i cili u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën E të burgut.

Burime nga policia greke, thonë se në trupin e shqiptarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga përdorimi i drogës në doza të mëdha.

Shqiptari mbahej në burg me akuza për përfshirje në trafikun e drogës.