Është identifikuar 36-vjeçari shqiptar, i vrarë pak ditë më parë në shtetin grek.

Mediat vendasi shkruajnë se viktima është Nesti Prifti, i cili mendohet të jetë vrarë për larje hesapesh mes grupeve rivale.

Policia greke ka mbledhur filmimet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin.

36-vjeçari është ekzekutuar me plumb në kokë në Athinë, trupi i tij i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli.