Pak orë pasi blutë e qytetit bregdetar kërkuan ndihmën e qytetarëve, është bërë e mundur identifikimi i shtetasit të gjetur ditën e sotme në lagjen nr.8 të Durrësit nga efektivët e Policisë.

Nga burimet zyrtare mësohet se identifikimi është bërë nga familjarët e tij, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia.

Ai quhet E.T.,banues në lagjen nr.4, Durrës. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon mediat për bashkëpunimin.