Trupi i pajetë që u gjet sot në digën e lumit Rrapuni në Librazhd i përket një 27-vjeçari, banues në Njësinë Administative Lunik, Librazhd.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e kufomës, qe i perket shtetasit B .K., 27 vjeç, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Informacioni paraprak policor:

Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administative Lunik, Librazhd.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.