Identifikohet viktima që humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në Vlorë.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçar i cili është goditur nga një vinç teksa kryente punime në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë Kalasë.

Mësohet se viktima është 17-vjeçari me iniciale J.B..

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.