Igor Kacaj arrestohet për vrasje për gjakmarrje në Itali

18/10/2014 - 20:30

DURRËS, 18 tetor 2014-  Një histori sherri midis dy familjeve shqiptare transferohet në Itali, ku kanë emigruar anëtarët e dy familjeve. Kjo histori deri tani ka njohur dy episode të përgjakshme me të shtëna armësh e me të plagosur.

Në  22 tetor, 2013 Alban Kola, 29 vjec dhe Alban Nikolaj, 35 vjec i bënë atentat Igor Kacajt, 36 vjec, ndërsapo shkonte në punë. E qëllojnë tre herë me pistoletë, por e kapin vetëm dy plumba. Dy atentatorët u arrestuan brenda ditës nga karabinierët.

Në orët e para të 7 korrikut 2014 Alban Nikolaj, që kishte dalë nga burgu, po ktheje në shtëpi, kur mbi të qëllohet me cifte me sacme për derra duke e plagosur mjaft  rëndë në gjoks dhe në bark. Karabinieria arrestoi për këtë antentat dy vëllezër Bletmir Ftoni, 24 vjeç dhe Roland Ftoni, 26 vjeç.

Mëngjesin e së premtes 17 tetor 2014 karabinierët arrestuan Igor Kacajn, viktimën e atentatit të parë. Viktori kishte dhënë urdhër për atentatin e dytë duke u dhënë njëkohësisht vëllezërve Ftoni armën e gjahut, me të cilën kryen atentatin. Igori nuk mendonte se ishte zbuluar roli i vet në atentatin e fundit, kështu që nuk ishte larguar nga Italia dhe vazhdonte të bënte një jetë normale në qytet. Karabinieria me arrestimin e fundit shpreson të ketë bllokuar këtë spirale krimesh tipike për gjakmarrjen shqiptare.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kamëz pak momente më parë. Një person ka dalë në qendër të Bashkisë dhe ka hapur zjarr.

Tre të rinj janë arrestuar nga policia në Tiranë në kuadër të operacionit “Pirateria” për goditjen e rasteve të piraterisë së të drejtave

Goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion.

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Dritan të Prrenjasit.

Zbardhen detaje të reja nga mbytja e 37-vjeçarit A. Basha, në Sektor Rinia në Durrës.

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një shtetas në Shkodër, të quajtur Arben Bregu, 50 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërko

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg katër të arrestuarit për përdhunimin e të miturës në Babrru.

Një person është arrestuar, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër po ndiqet në gjendje të lirë në kuadër të një operacioni që godit

Policia e Durrësit ka dhënë të tjera detaje rreth vdekjes së shtetasit sirian mëngjesin e sotëm.